Shtetasi i Shqipërisë me banim në Ferizaj, Agron Tobli, ka humbur kontaktet me familjen dy ditë më parë, në ora 14:00.
Rastin e kanë raportuar në “Gazeta Blic” familjarët e Toblit.
Motra e tij ka thënë se i njëjti ka humbur kontaktet me familjen që dy ditë më parë dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ajo ka sqaruar se Tobli nuk është person i rrezikshëm dhe nuk bën probleme në komunitet.
Agron Tobli është i moshës 38 vjeçare dhe ka jetuar në Ferizaj në rrugën “Sali Çeku”.
Familjarët e Toblit i bëjnë thirrje kujdo që e ka parë të lajmërohen në këtë numër 045 627 242.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe me policinë e Ferizajt në lidhje me rastin në fjalë.
Zëdhënësi i policisë Ferizaj, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin në fjalë dhe ka treguar se hetimet po vazhdojnë, por se deri tani nuk ka diçka të re.
“Sadbire Tobli me datën 31.08. 2021 ora 14:00 ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo datë nuk është kthyer më. Ajo ka deklaruar se djali i saj është me zhvillim të vonuar. Ai është i gjatë 1.75 cm, peshon afërsisht 80 kg, ka të veshur gjinse, bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe këpucë hiri. Rasti iu ka referuar hetimeve dhe hetimet janë duke punuar, por që nuk kemi deri tani diçka” tha Veseli për “Gazeta Blic”.
Fotografia e Agron Toblit dhe letërnjoftimi:




