Një burrë në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se djali i tij, i mitur është zhdukur, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i zhdukuri që nga data 22.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendin e ndodhjes së tij.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 29.01.2025 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmija i tij mashkull i mitur, që nga data 22.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendin e ndodhjes së tij. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e PK-së.