Një grua është zhdukur nga shtëpia në Prizren, raporton GazetaBlic.
Rasti në polici është raportuar gjatë ditës së djeshme.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rastë është në procedurë hetimore.
“Prizren 25.01.2025-NN. Me 05.02.2025 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.


