Lajme

Zhduket një grua në Prishtinë, familjarët thonë se nuk dinë asgjë për të që tri ditë

02/02/2024 09:03
nga:N K

Një grua në Prishtinë raportohet të jetë zhdukur tash e tri ditë.

Rastin në polici është paraqitur ditën e enjte.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima femër është larguar qe tri ditë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.