Një person është zhdukur në Prizren, raporton GazetaBlic.
Sipas raportit policor bëhet e ditur se që nga data 23.01.2025, nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti në hetime.
“Prizren / 23.01.2025. Është raportuar se nga data e cekur viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.