Lajme

Zhduket një 33-vjeçar në Fier, babai i tij e raporton rastin në polici

07/02/2023 15:30
nga:G B

Bëhet e ditur se është zhdukur një 33-vjeçar në Fier.

Ka qenë babai i të riut që ka denoncuar zhdukjen në polici, duke thënë se ka humbur kontaktet me të që nga 30 qershori, kur 33-vjeçari është larguar nga banesa, shkruan TCh.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. H., banues në Fier, se në datë 30.06.2023 është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi L. H., 33 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.