Lajme

Zhduket një 32-vjeçare në Mitrovicë, familja kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

11/18/2023 18:53
nga:Y I

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një burrë nga Mitrovica, i cili ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia që dy ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sinjali mëson se i njëjti ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 32-vjeçarja kthehet, por e njëjta nuk është bërë e gjallë.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.