Lajme

Zhduket një 19 vjeçare, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

03/02/2023 19:59
nga:G B

Zhduket një 19 vjeçare, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e saj, me qëllim të lokalizimit të saj.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 02 mars 2023

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

  • VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI e lindur me 10.05.2003 në Beograd-Serbi.
  • PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]