Lajme

Zhduket gruaja nga Suhareka, rastin e raporton burri i saj

06/16/2022 11:11
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është raportuar si e zhdukur në Suharekë të mërkurën.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Policia është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.