Lajme

Zhduket Covidi në Kosovë, asnjë i infektuar në 24 orët e fundit

05/29/2022 13:52
nga:G B

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë person nuk është infektuar me Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Blic.

Përmes njoftimit në Facebook, ka bërë të ditur se 25 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

29 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134.

Në total numri i rasteve aktive është 75.