Lajme

Zhduket 18-vjeçarja nga peja, flet nëna e saj: Ka dalë edhe disa herë tjera nga shtëpia

06/26/2021 09:57
nga:M K

Një 18-vjeçare nga Peja ka dalë që dy ditë nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më.

Rasti është paraqitur në polici teksa është klasifikuar si “person i zhdukur”.

Nëna e saj, e cila edhe e ka raportuar rastin, ka thënë se vajza e saj kishte dalë edhe më herët nga shtëpia dhe ishte gjetur në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia kishte dalur vajza e saj e moshës 18 vjeçare dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankueses, vajza e saj edhe më parë ka dalur nga shtëpia dhe është gjetur në qytete të ndryshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Tre të lënduar nga një aksident që ndodhi në kryeqytet pasmesnatën që shkoi