Lajme

Zhduket 14 vjeçarja nga Rahoveci- Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

02/18/2026 16:07
nga:Y I

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit, rreth moshës 14 vjeçare për të cilën familjarët nuk kanë informatë ku gjendet që nga muaji nëntor 2025.

Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.

Me qëllim që sa më shpejtë të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

Njoftimi i plotë: