Lajme

Zhduken në mënyrë misterioze tre persona në Vlorë, aktivizohen Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Policia

04/09/2024 09:36
nga:N K

Policia e Vlorës është vënë në lëvizje pas denoncimeve për tre persona të humbur ditën e hënë.

Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim pasi kanë humbur kontaktin me ta.

Ndër tre të zhdukurit, dy janë vëllezër, por nuk dihet ende identiteti dhe as mosha e tyre, raporton TCH.

Për gjetjen e këtyre personave të larguar në mënyrë të dyshimtë është angazhuar edhe Forca Kombëtare e Sigurisë krahas Komisariatit të Policisë së Vlorës.