Një person ka raportuar para dy ditësh në polici se janë zhdukur vajza, reja dhe nipi i tij.
Sipas raportit të policisë persona e zhdukur janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
“Fushë Kosovë 05.02.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe më nuk ishin kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.
“Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin policor.