Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve të fundit janë zhdukur dy gra, njëra në Malishevë e tjetra në Vushtrri.
Sipas raportit, në Malishevë, një burrë ka raportuar zhdukjen e një gruaje, për të cilën ka thënë se ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj.
Ndërsa, në Vushtrri një grua ka raportuar zhdukjen e motrës që nga 11 janari.
“Malishevë 14.01.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”
“Vushtrri 11.01.2025.Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se motra e sajë viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për lokacionin e saj”, thuhet në raportin e PK-së.