Mentor Zhdrella, katër herë fituesi i çmimit lojtari i vitit në Kosovë është pensionuar nga futbolli aktiv.
Ai ka theksuar se pas futbollit aktiv nuk ka menduar se çka do të bëjë tani me të ardhmen pranë futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk kam mendu, çfarë të rrjedhë – jam gati. Nuk jam i përcaktuar. Ndoshta më shumë si drejtor sportiv më shkon, por edhe trajner pse jo”, tha Mentor Zhdrella për emisionin Sports Show.
Ai poashtu potencoi se ka refuzuar ofertën e klubit kroat, Hajduk Split para disa vitesh.
/GazetaBlic Sport


