Cult

“Zgjoi” thyen rekord në kinematë e vendit

11/24/2021 16:24
nga:G C

Filmi vendor “Zgjoi” që shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe, që nga 28 tetori ka filluar shfaqjen në kinemanë e Kosovës.

Që nga fillimi i shfaqjes së tij, filmi është shikuar me një pëlqyeshmëri të madhe, dhe ka arritur të bëhet filmi më i shikuar vendor deri më tani në Cineplexx.

Për 27 ditë janë shitur 20.000 bileta të filmit “Zgjoi”.