Tri herë fituesi i Festivalit të Sundance ‘Zgjoi’, do të jetë pjesë e ngjarjes së madhe në Meksikë, “International Film Festival”.
Ky festival do të mbahet nga 17 deri me 26 qershor në Leon, San Miguel dhe Irapuato.
“Zgjoi’ është sa intim, aq edhe universal, që prekë thellë me tregimin e dhimbjes, qëndrueshmërisë dhe përfundimisht triumfit.
Filmi është i realizuar me mjeshtëri në mënyrë realiste, të përmbajtur dhe me gravitet të thellë. Tregimi i vërtetë i Fahrie Hotit në ‘Zgjoi’-n është shprehje kinematografike inspiruese në sfidimin e status quos dhe rolet nënshtruese të konstruktuara nga shoqëria në Kosovë dhe botë” deklarata e komitetit selektues pas përzgjedhjes së filmit.
Komiteti Selektues i aprovuar nga Akademia Oscars kishte këtë përbërje:
Antoneta Kastrati
Ilire Vinca
Kaltrina Krasniqi
Blerta Zeqiri
Alban Uka
Samir Karahoda
Norika Sefa.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; “Zgjoi“ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga LevelK.