Cult

‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli hap Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë

09/23/2021 12:15
nga:G C

Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Tiranë fillon nesër me edicionin e vet të 19-të, festival kualifikues për Akademinë Oscars.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Festivalit, ku ndër të tjera u bë e ditur se duke filluar nga nesër, 24 shtator, festivali do të zgjasë deri më 30 shtator.

”Ky edicion çelet premierën kombëtare të filmit “Zgjoi” nga Blerta Basholli, fitues i tre çmimeve kryesore në Sundance Film Festival 2021 dhe mbyllet me premierën kombëtare të filmit “Në Kërkim të Venerës” nga Norika Sefa, i cili ka fituar çmim në Rotterdam International Film Festival (2021) dhe në Sarajevo Film Festival (2021)”, shkruhet në njoftim.

Ky festival është i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.