Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi”, do të fillojë të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe gjashtë të tjera në Zelandë të Re.
Kështu ka bërë me dije faqja zyrtare e filmit, duke thënë se kjo përbën edhe një mundësi që shqiptarët që jetojnë në këto vende të kenë mundësi të shohin rrëfimin për Fahrije Hotin nën interpretimin e aktores Yllka Gashi, njofton Klan Kosova.
“Zgjoi” tanimë është futur në listën e ngushtë të 15 filmave për të vazhduar tutje për Oscar.