Lajme

“Zgjohuni” – Gastronomet me thirrje urgjente për ministrin Vitia

06/21/2021 18:22
nga:Gazeta Blic

Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë kërkuar sqarim dhe vendimmarrje efikase në këtë periudhë të ndjeshme për sektorin e tyre.

Ata thonë se është papërgjegjësi shumë e madhe vonesa e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës në marrjen e Vendimit mbi lehtësimin e veprimtarive ekonomike në gastronomi, përkatësisht për mundësimin e organizimit të ahengjeve familjare.

“ZGJOHUNI!! ERDHI VERA!! Është papërgjegjësi shumë e madhe vonesa e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës në marrjen e Vendimit mbi lehtësimin e veprimtarive ekonomike në gastronomi, përkatësisht për mundësimin e organizimit të ahengjeve familjare”.

Sipas dakordimit të të gjithë hisedarëve dhe bashkëpunëtorëve nga organizatat jo qeveritare dhe institucioneve publike, ka qenë data 15 Qershor kur është pritur për tu marrë ky vendim. Tanimë jemi me datën 21 dhe kjo tregon për mospërgjegjësinë dhe pakujdesinë e institucioneve në raport me gjendjen e jashtëzakonshme ekonomike që po kalon vendi ynë”, thuhet në reagimin e tyre.

“Çdo ditë është esenciale, dhe çdo vonesë është kritike për ne! Andaj, urgjentisht ju bëjmë thirrje që të mirret një vendim i tillë! Vendim që do ti hapë rrugët e shterrimit të diskutimeve sa i përket organizimit të festivaleve, funksionimit të klubeve të natës, pishinave, etj. ZGJOHUNI!! ERDHI VERA!!”, përfundojnë ata.