Fit&Sexy

Zgjoheni vonë? Këto këshilla ju vlejnë shumë nëse doni të bëheni një person mëngjesi

11/11/2021 09:53
nga:G C

Sigurisht kjo është më e thjeshtë të thuhet se sa të bëhet, veçanërisht nëse keni qenë një ‘buf nate’ për një kohë të gjatë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që të ktheheni në një zog mëngjesi është një mision i pamundur, shkruan Living.

Më poshtë do të lexoni për disa këshilla dhe truke që të mund të ngriheni nga shtrati sapo bie alarmi në vend që të shtypni opsionin ‘snooze’ dhe të dremisni edhe ca minuta më shumë, transmeton lajmi.net.

1-Nëse doni të bëheni një person mëngjesi, është me rëndësi të madhe të bëni një gjumë të gjatë (7-9orë) dhe cilësor është i domosdoshëm. Lexoni disa mënyra të thjeshta se si të bëheni personi i mëngjesit që gjithmonë keni dashur të jeni.

2-Mos pini më kafe të paktën 8 orë para se të shtriheni për të fjetur. Prezenca e kafeinës në sistemin tuaj mund t’ju pengojë të flini herët e për pasojë të zgjoheni herët. E njëjta gjë vlen edhe për pijet e tjera me kafeinë si ato të gazuarat, çajrat dhe pijet energjike.

3-Mos e përdorni alkoolin si ndihmës për të fjetur gjumë. Është e vërtetë që alkooli mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur, por gjumi që mund të bëni nën efektin e tij është i tmerrshëm. Edhe gjatë ditës së nesërme do të ndiheni të lodhur dhe pa energji.

4-Mos e përdorni shtratin tuaj për njëqind gjëra. Sigurohuni që shtrati juaj të shfrytëzohet vetëm për seks dhe gjumë. Pra mos shihni filma, mos iu përgjigjni emaileve dhe mos postoni në rrjetet sociale kur të shkoni në shtrat.

5-Përgatisni mëngjesin për të nesërmen para se shkoni për të fjetur. Mund të kurseni shumë kohë në mëngjes, nëse e keni atë gati për të ngrënë. Përgatiteni që në darkë një mëngjes të shëndetshëm dhe lëreni në frigorifer. Të nesërmen, thjesht e ngrohni në mikrovalë dhe shijoni vaktin më të rëndësishëm të ditës.

6-Bëni një dush para se të shkoni në shtrat. Do ta keni më të lehtë të flini nëse relaksoni muskujt, veçanërisht pas një dite të lodhshme. Një mënyrë e shkëlqyer për të përgatitur trupin tuaj për një gjumë të mirë.

7-Ndizni dritën në momentin që ju bie alarmi. Zgjimi kur është ende errësirë ju fton të flini akoma. Një mënyrë e zgjuar për t’i thënë trupit se është koha për të nisur ditën tuaj edhe kur dielli nuk ka dalë, është të ndizni dritën sapo të bierë ora me zile.

8-Rregulloni shtratin sa më shpejt. Pasi të ndizni dritën, vazhdoni me rregullimin e shtratit. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’i treguar trurit tuaj se koha e kaluar në shtrat ka përfunduar.