Sporti

Zgjodhi Marokun, trajneri i Spanjës tregon të vërtetën mbi sulmuesin e Realit

03/16/2024 08:31
nga:E K

“Unë nuk kam kërkuar asgjë, nuk kam bërë kurrë presion dhe nuk do të bëj kurrë. Unë flas në fushë, aty ku vlerësohen meritat. Nuk jam tipi i njeriut që i bëj këto gjëra”. Kështu është shprehur Brahim Diaz mbi vendimin e tij për të pranuar ftesën e Marokut, duke e hedhur oshtë mundësinë që në të ardhmen të përfaqësojë Spanjën.

Trajneri i “La Rojas”, Luis de la Fuente, shprehu gjithashtu opinionin e tij për këtë temë, e cila është diskutuar shumë në Spanjë ditët e fundit, duke folur në konferencën për shtypin pas shpalljes së listës për miqësoret e marsit: “Më 1 mars bëra një listë paraprake, ku e përfshija, por më 9 mars m’u paraqit një dokument nëpërmjet të cilit ai hiqte dorë nga përfaqësimi i Spanjës. Nuk munda ta detyroja të vinte, bëra atë që duhej të bëja sportivisht.”

Kujtojmë që Brahim Diaz ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Spanjës, nga U-17 deri tek U-21, para se “të rrëmbehej” nga Maroku. Nëna e tij është spanjolle, ndërsa babai maroken.

Kjo është lista e Spanjës:

Portierë: Unai Simon, Raya, Remiro

Mbrojtës: Carvajal, Navas, Pedro Porro, Laporte, Le Normand, Vivian, Pau Cubarsi, Gaya, Grimaldo

Mesfushorët: Rodrigo, Zubimendi, Merino, Fabian, Alex Baena, Sancet

Sulmues: Morata, Williams, Yamal, Olmo, Joselu, Gerard Moreno, Oyarzabal, Sarabia