Lajme

“Zgjidhja e vetme se si mund të shkohet në zgjedhje është dorëheqja e kryeminstrit Kurti”

06/03/2024 21:12
nga:N K

Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme. Ai thotë se pa nisur iniciativa për zgjedhje të parakohshme kishte dështuar, për faktin se gjysma e opozitës ishin kundër zgjedhjeve.

“Ende pa nis iniciativa për zgjedhje të parakohshme kishte dështuar, për faktin që më shumë se gjysma e opozitës, si LDK e AAK ishin kundër zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Sipas analistit, partitë si LVV dhe PDK nuk i kishin votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit.

Sadiku thotë se e vetmja zgjedhje ishtë dorhëheqja e kryeministrit ose mocioni i ngritur i mosbesimit pëe qeverinë e Kosovës.

“LVV-ja dhe PDK-ja nuk i kishin votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit, zgjidhja aktuale se si mund të shkohet në zgjedhje është vetëm dorëheqja e kryeminstrit të qeverisë apo mocioni i ngritur i mosbesimit për qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Kurti”, tha ai për GazetaBlic.