Lajme

Zgjedhjet, Ramadani: Aktivizimi qytetar domosdoshmëri për ta vënë Kosovën mbi logjikën e partisë-shtet

05/05/2026 09:37
nga:Genita C

Burim Ramadani ka reaguar për zhvillimet politike në vend, duke e cilësuar muajin qershor si vendimtar për shtetin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se zgjedhjet e ardhshme nuk janë rutinë, por një domosdoshmëri për të mbrojtur interesin shtetëror nga, siç e quan ai, “logjika e partisë-shtet”.

Postimi i plotë:

Qershori është vendimtar për shtetin, jo veç për pushtetin.

Këto zgjedhje nuk janë një rutinë. Janë domosdoshmëri e aktivizimit të secilës e secilës për të vendosur Kosovën para logjikës së partisë-shtet.

Mjaft është mjaft! Dy netët e fundit në Kuvend dëshmuan se këta po luajnë me shtetin. Po luajnë me popullin. Po luajnë me ndjersën e mundin e qytetarëve brenda e jashtë vendit.

Aktivizohuni të gjithë!

Ky nuk është moment për të qenë spektatorë!