Lajme

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, OSBE nesër do t’i publikojë rezultatet e para

04/24/2024 14:12
nga:G C

Përfaqësuesja e OSBE-së në Maqedoni të Veriut, Gillian Stirk, pas vizitës në dy qendrave të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi është i mbarë në zgjedhjet presidenciale dhe se një vlerësim të plotë do të mund të japin pas përmbylljes së procesit të votimit.

“Deri më tani kam vizituar vetëm dy qendra votimi ku ka shkuar gjithçka mirë dhe pa probleme”.

“Por këto janë vetëm dy nga qendrat e shumta të votimit, kështu që nuk mund të nxjerrim një përfundime deri në fund të ditës”, tha Stirk, shkruan AlsatM.