Lajme

Zgjedhjet në SHBA, Musk premton nga një milion euro në ditë për këdo që nënshkruan peticionin e tij

10/20/2024 13:50
nga:G C

Miliarderi Elon Musk ka premtuar se do t’i dhurojë 1 milion dollarë çdo ditë deri në zgjedhjet e nëntorit dikujt që nënshkruan peticionin e tij në internet për të mbështetur Kushtetutën e SHBA-së.

Dhe ai nuk humbi kohë, duke i dhënë një çek prej 1 milion dollarësh një mbështetësi të Donald Trumpit në një tubim në Pensilvani.

Bëhet e ditur se fituesi ishte një burrë i quajtur John Dreher.

“Meqë ra fjala, John nuk e kishte idenë. Pra, gjithsesi, ju jeni të mirëpritur”, tha themeluesi i Tesla.

Paratë janë shembulli i fundit i Musk i cili po përdor pasurinë e tij të jashtëzakonshme për të ndikuar në garën presidenciale të kontestuar ngushtë midis Trumpit dhe rivales së tij demokrate Kamala Harris, shkruan Reuters.

Siç raportohet, miliarderi themeloi America PAC, një organizatë veprimi politik në mbështetje të fushatës presidenciale të Trumpit.

Grupi po ndihmon në mobilizimin dhe regjistrimin e votuesve në shtetet e fushëbetejës.

Sipas Musk, nëse Harris fiton, këto do të jenë “zgjedhjet e fundit”, pasi “SHBA-ja nuk do të ekzistojë më”.

Ai tha gjithashtu se dy tentativat për vrasjen e Trumpit dëshmojnë se ai po po ndryshon status quo-në në mënyra që Harris nuk do ta bëjë.

“Vrasja e një kukulle është e pavlerë”, tha Musk duke dhënë argumentin e tij se pse dikush nuk po përpiqet të vrasë Harrisin.

Ndryshe, peticioni që Musk u kërkon njerëzve të nënshkruajnë thotë: “Amendamenti i Parë dhe i Dytë garantojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën për të mbajtur armë. Duke nënshkruar më poshtë, unë premtoj mbështetjen time për amendamentin e parë dhe të dytë”.