Lajme

Zgjedhjet në RMV: Osmani fitoi në 15 komuna, Taravari në vetëm një

04/25/2024 10:45
nga:Y I

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të shtetit, fitoi në 60 komuna të vendit, duke u renditur e para me .

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili u rendit i dyti për nga votat, fitoi më së shumti vota në gjithsejtë tre komuna, Bujar Osmani nga BDI në 15, ndërsa Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM në një komunë.

Bujar Osmani fitoi në Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,83 %), Pllasnicë (66,91 %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tearcë (41,30 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %) dhe Shuto Orizarë (37,11 %).

Ndërkaq Arben Taravari fitoi më së shumti vota në Gostivar (32,26 %).

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare.

Siljanovska Davkova sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga votat e numëruara prej 3.474 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve, ka fituar 362.682 vota – 40,23 për qind, përderisa Pendarovski 180,306 vota, përkatësisht 19,97 për qind.

I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga Fronti Europian me 120.903 vota (13,38), më pas Arben Taravri me 83.356 (9:21), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 83.787 (9.26), Biljana Vankovska me 41.172 (4,56) e mbështetur nga E Majta dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se dalja e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. /tvklan.mk/