Lajme

Zgjedhjet në RMV, Kasami thotë se do të angazhohen që presidenti të zgjidhet në kuvend

05/08/2024 14:40
nga:Sh R

Bilall Kasami nga Opozita Shqiptare VLEN në Maqedoni të Veriut, ka hedhur votën në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje.

Kasami, mes tjerash ka bërë thirrje që të mos bojkotohen zgjedhjet presidenciale, teka shtoi se do të angazhohen që presidenti të zgjidhet në kuvend.

“Kjo është ftesë dhe thirrje e partive në pushtet, që humbjen e kanë të sigurt, ata me këtë tentojnë që të krijojnë një krizë institucionale, qytetarët e dinë më së miri se të mos votosh nuk është opsioni më i mirë, gjithmonë vota është mundësia e tyre dhe obligim i tyre kushtetues dhe ligjore, pas këtyre zgjedhjeve do të angazhohemi fuqishëm për atë që kemi deklaruar, që presidenti të zgjidhet në kuvend”, u shpreh Kasami.

“Por nuk nënkupton kjo që sot të bojkotohen zgjedhjet për president, dhe të krijohet krizë institucionale. Më së shumti Maqedonisë sot i duhen institucione funksionale dhe institucione që nuk do të humbin kohë asnjë ditë për të shpejtuar integrimin drejt Bashkimit Evropian”.