Lajme

Zgjedhjet në Maqedoni: Kallëzim penal ndaj 8 personave për parregullsi në Likovë

05/07/2024 17:10
nga:G B

Shtabi i kandidatit për president  në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike në Kumanovë për parregullsitë zgjedhore në një vendvotim në Likovë.

Ky vendim vjen pasi që Gjykata Administrative pranoi ankesën e koalicionit VLEN në lidhje me parregullsi në mbushje të kutive në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës.

Kallëzimi penal është bërë ndaj 8 personave, që janë kryetari dhe anëtarët e këshillit zgjedhor në vendvotimin e lartëpërmendur.

Më poshtë edhe dokumenti drejtuar prokurorisë:

Dokumenti