Lajme

Zgjedhjet nacionale: “Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj janë në garë se cili me u bë me Albin Kurtin”

01/17/2024 13:55
nga:G C

Azdren Shala nga PSD-ja thotë se partitë opozitare janë në garë për t’iu bashkuar Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Shala për GazetaBlic thotë se kjo vërtetohet tek kundërshtimet që këta liderë opozitar i bëjnë, karshi vendimeve të kryeministrit.

“PSD beson që Kurti ka me pasë nevojë për një partner koalicioni. Nëse e lexojmë situatën pak mes rreshtash, edhe LDK-ja e Lumir Abdixhikut edhe PDK-ja e Memli Krasniqit, edhe Aleanca e Ramush Haradinajt janë në garë se cila me u bë me Albin Kurtin”, tha Shala.

“Ky kundërshtim gjoja që po ja bëjnë është veprim i tyre i dështuar për me ia rritë pak vlerën vetës me një pazar të mundshëm paraelektorial”, shtoi ai.

Sipas PSD, Albin Kurti e ka vështirë t’i afrohet rezultatit që kishte pasë në zgjedhjet e fundit.

“Një parti sigurisht që do të jetë sepse Albin Kurtit i duhet një parti me qenë në qeverisje, ku për gjykimin e PSD-së nuk ka me arritë më atë 51%”, tha Shala për GazetaBlic.

LAJMI I FUNDIT: Zgjedhjet e ardhshme nacionale, Haradinaj e Limaj bashkojnë forcat

Jabllanoviq: Peticioni është lojë e Albin Kurtit, kriza në veri do të thellohet edhe më shumë

Krstic: Lista Serbe po manipulon me serbët në Kosovë, iu bën presion për nënshkrim të peticionit