188 mijë e 341 qytetarë kishin të drejtë vote në Prishtinë, më 2017.
Në zgjedhjet lokale të asaj kohe, këtë mundësi e shfrytëzuan gati gjysma e tyre, diku 87,442 qytetarë apo 47,57 %.
Lëvizja Vetëvendosje, që garonte me Shpend Ahmetin, doli e para, duke i marrë 38 mijë vota apo 43,61% – por pamjaftueshëm për të fituar në rundin e parë.
Në balotazh ky subjekt doli prapë i pari, këtë herë duke marrë besimin e 42 mijë e 262 qytetarëve apo 50,22%.
Në këtë rund vendimtar veç 365 vota e bën diferencën mes saj dhe LDK-së, e cila mori 41 mijë e 897 vota apo 49,78%.
E në të parin, LDK-ja, që garonte me Arban Abrashin, grumbulloi 31 mijë e 428 vota apo 35,79%.
Të dhënat janë nxjerrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.