Lajme

Zgjedhjet komunale, Orav: Kalimi me sukses i kësaj prove i hap Kosovës mundësi të reja

10/08/2025 13:29
nga:Genita C

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar rëndësinë e çdo vote në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel.

Ai bëri thirrje që votuesit të dalin dhe të respektohet procesi demokratik, duke e cilësuar këtë test për demokracinë e vendit.

Orav nënvizoi se zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve hap mundësi të reja për Kosovën.

“Me zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pavarësisht përkatësisë etnike apo preferencës partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është thelbësore që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen. Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i kësaj prove i hap Kosovës mundësi të reja”, ka thënë Orav.