Lajme

“Zgjedhjet e reja janë opsion real”, Taulant Hodaj: Nëse nuk formohet Qeveria e Kosovës në afatin e paraparë, 90% ka zgjedhje të reja

10/15/2025 21:03
nga:G C

Avokati, Taulant Hodaj në “Politiko” komentoi ngjarjet e fundit në vendin tonë, duke përfshirë zgjedhjet lokale, mbarëvajtjen e tyre dhe ëështjen e balotazheve, gjithashtu edhe formimin e Qeverisë së re.

Hodaj tha se zgjedhjet e reja janë një opsion real, ku proceset dhe afatet kushtetuese do të lëvizin dhe nuk do të jemi më peng i pyetjeve kushtetuese dhe pritjeve nga Gjykata Kushtetuese, por ndërveprimi që mund t’i bëjë Parlamenti.

“Nëse nuk formohet Qeveria e Kosovës në afatin e paraparë, të parin e pastaj edhe të dytin, por nëse nuk zgjidhet në të parin thuajse 90% shkojmë në zgjedhje, e atëherë shkuarja në zgjedhje nacionale është reale”, shtoi tutje Hodaj.