Lajme

Zgjedhjet e Qershorit, analisti politik: Ndryshim deri në 10% mund të ketë vetëm nëse ndodhë ndonjë skandal gjatë kësaj kohe

05/03/2026 12:53
nga:Genita C

Blerim Burjani ka vlerësuar se ndryshimet në përqindjen e votave mes partive politike në Kosovë në zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë të kufizuara, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, nëse situata politike mbetet e pandryshuar, lëvizjet do të jenë minimale, rreth 0–3%.

Një ndryshim mesatar prej 3–7% mund të ndodhë në rast mobilizimi më të madh të votuesve ose gabimeve gjatë fushatës, ndërsa një rritje mbi 10% konsiderohet e mundur vetëm në rrethana të krizave të forta politike ose skandaleve të mëdha.