Lajme

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit: Grupi i Rithemelimit të PD-së zgjedh sot kandidatët

01/30/2022 10:12
nga:Q R

Komisioni i Rithemelimit ka nisur votimet që në orën 08:00 në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë për kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Grupi i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ka ftuar anëtarët e PD-së në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër që të bëhen pjesë procesit të votimit “si ushtrim i demokracisë dhe proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë e më të bashkuar”.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njoftoi se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD-së në degën përkatëse të ketë votuar./tch

Kandidatët:

DIBËR:

Behar Baudin Dema, ekonomistDafina Bajram Muda, psikologePremtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS:

Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanistSilvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJË:

Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokatElton Ilir Bano, jurist – avokatEurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizikIndrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

RROGOZHINË:

Eqerem Ymer Deliu, ekonomistHajrulla Muharrem Tafa, arsimtarHekuran Selman Xhani, mjek veterinerSokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografiVladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR:

Alfred Ernest Kocobashi, juristArben Xhavid Maliqi, juristAstrit Myfid Bushati, JuristBardh Ali Spahia, MjekIrena Lodovik Shestani Shala, mjekeIrma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË:

Luan Gani Beta, InxhinierLulzim Sefer Vrana, Ekonomist

20 të vdekur dhe 40 mijë raste me COVID-19 të konfirmuara brenda këtij muaji në Kosovë