Lajme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, Kryeziu: Presidentja të kontaktojë me Kushtetuesen dhe KQZ-në!

07/22/2025 23:35
nga:Y I

Kërkesa e presidentes Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese u diskutua në Edicionin Special.

Ish-gjyqtari i kësaj gjykate Kadri Kryeziu, ka treguar se cila hapat duhet t’i ndjekë shefja e shtetit nga tani.

“Kjo situatë tejkalohet sipas mendimit tim, të fokusuar në shkencë dhe përvojë. Presidentja e shtetit për këtë moment duhet të kontaktojë në vazhdimësi me Gjykatën Kushtetuese, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të përgatisin shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, deklaroi Kryeziu.

Kujtojmë se Kosova ndodhet në ngërç politik nga 15 prilli, kur deputetët e kësaj legjislature bënë betimin.

Por, tash e 50 seanca me radhë nuk ka ndonjë rezultat pozitiv rreth formimit të Kuvendit të Kosovës.