Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu është bërë e ditur nga vetë kjo parti në një njoftim për media.
‘’Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025’’, thuhet në njoftim.
Vetëvendosje njofton se të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri me datë 30.11.2024.