Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është përditësimi i fundit nga KQZ

12/29/2025 07:17
nga:Genita C

Janë numëruar 99,26 për qind e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Deri tash kanë mbetur vetëm edhe 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me 49,30 për qind pasi ka marrë, deri tash, 429 mijë e 979 vota.

Pas tyre vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21,01 për qind.

E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59 për qind.