Blloku i djathtë i Suedisë ka një epërsi të ngushtë në zgjedhjet e djeshme parlamentare në krahasim me partitë e qendrës së majtë, sipas rezultateve të bazuara në votat e numëruara në 55 për qind të qarqeve, njoftoi televizioni shtetëror suedez SVT.
Bazuar në rezultatet e përpunuara deri më tani, partitë e krahut të djathtë janë në rrugën e duhur për të fituar një shumicë prej 175 vendesh në parlamentin me 349 vende, ndërsa qendra e majtë mund të fitojë 174 vende, raportoi Reuters.
Gara mbetet e ngushtë, pasi një numër i madh votash ende nuk janë numëruar.


