Lajme

Zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Haradinaj: Datë e shënuar për kombin shqiptar

01/28/2024 17:15
nga:G B

Daut Haradinaj nga AAK e ka quajtur sukses të një grupacioni politik zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Blic.

Ai përme një postimi në Facebook, ka thënë se pozitë e opozitë tani duhet të bashkohen dhe se ka kohë për kundërshtime mes tyre.

Haradinaj ka shtuar se kjo është datë e shënuar për kombin shqiptar.

Postimi i tij i plotë:

Zgjedhja e Talat Xhaferit si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut është më shumë se lajm ditor dhe më shumë se sukses i një grupacioni politik, prandaj edhe sot pozitë e opozitë duhet të unifikohen dhe ta votojnë në mënyrë plebishitare kryeministrin e parë shqiptar të këtij shteti. Ndryshe do mbeten në kujtesën historike si njerëz që historia do i gjykojë. Ka kohë mjaft për kundërshtime pozitë-opozitë.

Përndryshe, kjo është datë e shënuar për kombin shqiptar.