Data 4 mars është afati i fundit kur Kuvendi i Koosvës duhet të votojë për Presidentin e ri të vendit.
Deri tani përveç Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, e cila është shprehur e gatshme të vavazhdojë kontributin, nuk ka emra të tjerë.
Por a pritet t’a sigurojë Vjosa Osmani sërish mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhet Presidente?
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Krenar Shala.
Shala tha se gjasat janë shumë të mëdha që LDK-ja të mos largohet nga salla dhe t’ia mundësojë Osmanit edhe një mandat të dytë.
“Gjasat janë shumë të mëdha që LDK nuk do të largohet nga salla gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit dhe kështu do të përmbushen kushtet kushtetuese dhe do të mundësohet zgjedhja e Presidentes Osmani për mandatin e dytë” deklaroi Shala.
Por, Shala, nuk përjashtoi edhe skenarin që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
“Megjithatë, nuk mund ta përjashtojmë skenarin kur për shkak të ndonjë kalkulimi të gabuar ose për shkak të betonizimit të qëndrimeve politike të subjekteve parlamentare, vendi të shkoj sërish në zgjedhje” tha Shala në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
As emër, as marrëveshje: Pse po vonohen kandidaturat për president?


