Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Ai tha se në lidhje me këtë, Kushtetuta është shumë e qartë.
Madje, u shpreh se edhe “çobanët po ta lexojnë, e kuptojnë”, tha Hasani në Klan Kosova.
“Kushtetuta është e qartë, çobanët me lexu e kuptojnë. Kushtetuta është e qartë, thotë “komunitetet i përfaqësojnë ata që e marrin votën e shumicës së komuniteteve”, është shumë e qartë”, u shpreh ai.


