Lajme

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, nis mbledhja në KLP

12/11/2025 09:29
nga:Sh R

Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur mbledhja për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit më 18 dhjetor.

Për të marrë drejtimin e SPAK janë katër kandidatura: prokurorët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.

Anëtarët e KLP-së do të vendosin pas prezantimit të platformave të secilit kandidat.