Sporti

Zëvendësuesi i Koulibaly zbarkon në Napoli

07/26/2022 16:07
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Koresë së Jugut, Kim Min-Jae, mbërriti sot për testet mjekësore të Napolit.

25-vjeçari do t’i bashkohet Napolit nga Fenerbahçe, përcjell GazetaBlic Sport.

Kim, i cili iu bashkua Fenerbahçes nga skuadra kineze e Superligës Pekin Guoan në vitin 2021, ka 43 paraqitje me Korenë e Jugut që nga debutimi i tij ndërkombëtar në 2017.

Ai do të bëhet nënshkrimi i pestë i klubit këtë verë pas André Zambo Anguissa, Mathías Olivera, Khvicha Kvaratskhelia dhe Leo Ostigard.

/GazetaBlic Sport/