Lajme

Zëvendëspresidenti amerikan thotë se SHBA nuk është në luftë me Iranin

06/22/2025 15:20
nga:Genita C

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance dha një intervistë të shkurtër për NBC News në të cilën tha se “Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin”.

“Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore”, tha ai, duke shtuar se SHBA beson se e ka “shkatërruar” programin bërthamor të Iranit.

Vance gjithashtu kundërshtoi disa nga kritikat ndaj presidentit Donald Trump, duke thënë se “nuk është e vërtetë” që operacioni ishte jashtë autoritetit të tij presidencial – siç e vuri në dyshim më parë udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.

Zëvendëspresidenti shtoi se SHBA dhe aleatët e saj tani do të punojnë për të çmontuar “përgjithmonë” programin bërthamor të Iranit.