Lajme

Zëvendësministri Sallahu tregon se kur do të duhet që mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë

12/10/2021 15:46
nga:Gazeta Blic

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka folur për deklarimin e pasurisë së mjekëve dhe profesorëve që punojnë në universitete publike, raporton Gazeta Blic.

Ai para gazetarëve ka theksuar se ekspertët kanë rekomanduar që mjekët dhe profesorët që punojnë në institucionet publike duhet ta deklarojnë pasurinë.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se kur do të miratohet ky ligj në Kuvend dhe se kur do të hyjë në fuqi, ai ka thënë se kjo do të ndodhë sa më parë.

“Ne jemi të vendosur që kjo çështje të shkoj në Kuvend dhe të miratohet sa më parë”, tha ai.

Sallahu ka theksuar se ideja e deklarimit të pasurisë nga mjekët dhe profesorët ka të bëjë me faktin që të mos keqpërdoret buxheti publik.

Për më shumë e gjeni deklaratën e Ministrit Sallahu: