Lajme

Zëvendësministri Radomiroviq: Luftën e kam kaluar në Stantërg, i paguaja rezervistët

09/01/2023 18:53
nga:Sh R

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq, ka folur për të kaluarën e tij, duke treguar se ka kryer shërbimin e obliguar ushtarak.

Radomiroviq ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka punuar në Kazermën e Mitrovicës si personel civil dhe në financa.

“Sa i përket punës sime në Kazermën e Mitrovicës, e kam dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se isha personel civil dhe kam punuar në financa”, ka thënë ai për Klan Kosova.

“E kam dokumentacionin dhe nëse dikush do ta shoh, unë jam i gatshëm t’i tregoj se kam punuar në Postën Ushtarake 69/31 në Mitrovicë dhe kjo nuk është njësi që ka kryer ndonjë veprimtari luftarake, por vetëm në paqe”.

“Mund të them se luftën e kam kaluar në Stantërg, ku ua kam paguar mëditjet rezervistëve dhe mund të them se ky ishte roli i plot në ngjarjet e ndodhura në Kosovë”, tha ai.