Lajme

Zëvendësministri i mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

09/23/2024 22:31
nga:G B

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla është deklaruar se gjithë personat që janë marrë dhe kanë bërë “spekulime” gjoja se janë sekret shtetëror çështja e ushqimit brenda Ministrisë së Mbrojtjes do të ballafaqohen me Prokurorinë.

Ai ka shtuar se ka qenë kontratë e rregulltë çështja e ushqimit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nuk ka qenë kontratë për oriz dhe pasul. Ka qenë kontratë e rregulltë, me procedurë të rregullt. Ju lutem dispononi dhe gjurmoni gjitha dokumentacionet e mundshme. Për të gjitha procedurat se si kanë shkuar mundeni me i marrë tek organet gjegjëse. Të gjitha janë spekulime. Jo nuk është sekret shtetëror çështja e ushqimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë term. Me gjithë këta njerëz që shpifin dhe degradojnë integritetin njerëzor dhe institucional, njerëz që punojnë në institucione do të përballen me prokurorinë”, deklaroi Syla.