Lajme

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë javën e ardhshme viziton Kosovën

04/09/2022 15:14
nga:Astrit Gashi

Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se homologu i tij grek, Costas Fragoyiannis, do të vijë në Kosovë javën e ardhshme për një vizitë zyrtare.

Ahmeti bëri të ditur për këtë vizitë pas një takimi që patën bashkë me kryeministrin Kurti dhe shefen e tij, Gërvalla me kryediplomatin grek Nikos Dendias, në Athinë.

“Në ditën e fundit të Forumit të Delphit ne takuam ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias. Derisa vazhdojmë të rrisim marrëdhëniet tona midis Kosovës dhe Greqisë, mezi pres që ta mirëpres homologun tim Costas Fragoyiannis për një vizitë zyrtare në Kosovë javën e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.